“Kraken” është lloji më ngjitës i koronavirusit që po përhapet në mbarë botën

Lloji i ri i koronavirusit – XBB. 1.5, po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është lloji më infektiv i zbuluar që nga fillimi i pandemisë.

Lloji i ri, i njohur gjithashtu si “kraken”, është zbuluar në të paktën 29 vende që kur u shfaq për herë të parë në Nju Jork më 22 tetor, raportoi Daily Mail.

Pas shfaqjes së “krakenit”, ka pasur një rritje të madhe të numrit të të infektuarve, përshpejtimi i parë i kësaj përmasash që nga shfaqja e Omicron dimrin e kaluar.

Edhe pse “Kraken” është shumë ngjitës, sipas një eksperti shtami është në të vërtetë një “i afërm” i omicron dhe është relativisht më pak i rrezikshëm se paraardhësi i tij.

Punonjësit shëndetësorë në Britaninë e Madhe janë këshilluar që të mbajnë maska, të punojnë nga shtëpia kur munden dhe të ruajnë distancën sociale, me çka ekziston rreziku i kolapsit të sistemit shëndetësor britanik – thekson “Daily Mail”.

Sipas hulumtimeve u zbulua se “kraken” është një shkrirje e nënshtresave BA. 2.10.1. dhe BA.2.75 dhe përbëjnë 75 për qind të rasteve në pjesët më të prekura të Shteteve të Bashkuara.

Eksperti nga Melburni, Mike Haney theksoi se në Britaninë e Madhe janë regjistruar 28 raste me kraken, prej të cilave 24 në Angli, dy në Uells dhe nga një në Irlandën e Veriut dhe Skoci.

Autoritetet kryesore shëndetësore gjermane shprehën sot shqetësimin për llojin e ri, dhe Gjermania deri më tani ka raportuar një rast.

LEXO EDHE:

Back to top button