Krasniqi, e para në renditjen më të re të xhudos

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar renditjen më të re, pas fundjavës së fundit ku u zhvillua Grand Slami në Budapest të Hungarisë. Sipas renditjes, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi u ndal në vendin e parë në kategorinë deri në 48 kilogramë, tri ditë pasi arkëtoi medaljen e artë.

Krasniqi mori 1 mijë pikë të reja, duke e çuar në 6.765 numrin e pikëve në total, me të cilat la prapa dy herë kampionen e botës, Daria Bilodid. Loriana Kuka, që fitoi medaljen e bronztë, ka dalë e 13-ta, në kategorinë -78 kilogramë, ndërsa Akil Gjakova është i 10-ti në kategorinë -73 kilogramë.

Majlinda Kelmendi, e cila nuk mori pjesë në Grand Slamin e Budapestit, ndodhet e pesta në kategorinë -52 kg. Të pesë xhudistët ndodhen brenda normës olimpike “Tokio 2020”.

LEXO EDHE:

Back to top button