Krasniqi: Shpresojë të jemi në nivel dhe të marrim pikët që synojmë
Shkëndija i kthehet kampionatit kur në Tetovë pret Pelisterin në kuadër të javës së 20-të në LPFMV. Për kë duel për mediat foli mesfushori, Endrit Krasniqi.
“Unë mendoj se këtë sukses që ne e realizuam është një ëndërr për të cilën ndër vite kanë punuar shumë njerëz për ta arritur. Besoj se ky ishte viti më i suksesshëm në Evropë i këtij klubi, i këtyre njerëzve që jetojnë dhe veprojnë në këtë klub. Por, tani Evropa ka përfunduar, gjithë ajo që arritëm është diçka e madhe që duhet arkivuar, tani ne koncentrimin ta kthejmë në kampionat dhe të vazhdojmë luftën për titull.”
Krasniqi u ndal edhe te kundërshtari i radhës, skuadrën e Pelsiterit.
“Unë mendoj se kjo skuadër ka shumë kualitet, por këtë duhet ta dëshmojmë në fushë. Shpresoj të jetë dita jonë, ta tregojmë cilësinë tonë në terren dhe të marrim tre pikët”.
Shkëndija dhe Krasniqi nuk i ikin rolit të favoritit.
“Siç e dimë këto ndeshjet kushtimisht thënë të ‘vogla’ janë shumë të rëndësishme, sepse pikët nga këto ndeshje rezultojnë të të bëjnë kampion në fund. Prandaj ne jemi të koncentruar 100%, shpresojmë të jemi në nivel dhe të marrim pikët që synojmë”.
Ndeshja Shkëndija-Pelisteri luhet në stadiumin e qytetit (2.3.2026) në Tetovë me fillim në orën 14:00.









