Kremlini zbardh temën e ardhshme që do të trajtohet mes Rusisë dhe SHBA: Do të diskutohet për programin bërthamor të Iranit!

Kremlini zbardh temën e ardhshme që do të trajtohet mes Rusisë dhe SHBA: Do të diskutohet për programin bërthamor të Iranit!

Programi bërthamor i Iranit do të jetë tema e radhës në diskutimet mes Rusisë dhe SHBA-së, zbuloi Kremlini.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, vuri në dukje se çështja ishte përmendur në një takimin e mëparshëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar.
Bloomberg raportoi se Rusia do të ndihmojë administratën e Donald Trump të zhvillojë bisedime me Teheranin për çështje të ndryshme, duke përfshirë programin bërthamor të Iranit dhe mbështetjen për aleatët e tij rajonalë anti-amerikanë.

Deri më tani, Kremlini nuk e ka konfirmuar informacionin. Megjithatë, ai e bëri të qartë se Irani është një nga çështjet që do të diskutohet në detaje nga Uashingtoni dhe Moska.

 

LEXO EDHE:

Back to top button