“Krenar që debutova me fanellën e Milanit”
I ardhur vetëm në orët e fundit të merkatos së verës, sulmuesi anglez Tamu Abraham debutoi me fanellën e Milan në ndeshjen e fundit në Serie A, ku “kuqezinjtë” barazuan 2-2 në fushën e Lacios.
26-vjeçari luajti si zëvendësues, duke u aktivizuar në 20 minutat e fundit. Gjithsesi, për të ky moment ishte mjaft i rëndësishëm.
“Jam shumë krenar që e vesh këtë fanellë për herë të parë”, u shpreh Abraham.
“Natyrisht që donim fitoren, por rëndësi ka që reaguam dhe morëm një barazim. Jam gati ta ndihmoj ekipin”, u shpreh sulmuesi anglez i aktivizuar nga trajneri Fonseca për herë të parë me fanellën e Milan