Krerët e FFK-së, homazhe te varri i Fadil Vokrrit

Sot bëhen gjashtë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit. Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër.

U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, por vlerësohet se në kohën sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vënë themelet e forta të futbollit kosovar, transmeton Gazeta Express. Krerët e FFK-së bënë homazhe te varri i ish-presidentit të tyre.

“Presidenti Agim Ademi bashkë me Komitetin Ekzekutiv të FFK-së dhe bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varri i Legjendës, Fadil Vokrri në 6-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. I përjetshëm kujtimi për Legjendën!”, thuhej në njoftimin e FFK-së

LEXO EDHE:

Back to top button