Krerët shtetëror uruan festën e Krishlindjeve Ortodokse

Krerët shtetëror uruan festën e Krishlindjeve Ortodokse

Krerët shtetëror uruan festën e Krishlindjeve Ortodokse, duke dërguar mesazhe për paqe, lumturi dhe harmoni. Nga manifestimi qëndror në kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, numri një i shtetit, presidentja Gordana Siljanovska, Davkova dërgoi urimin e saj.
“Shpresoj se vërtetë si kryepeshkopi disa herë e përmendi, se kjo do të nënkuptojmë se e dijmë se ylli betlehemit na udhëheq dhe se më e mira nga ne do të zgjohet në këtë ditë”, tha Gordana Siljanovska, Davkova, Presidente e shtetit.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, uron për një vit të mbushur me suksese, begati dhe shëndet.

“Të nderuar qytetarë të besimit ortodoks. Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh urimet më të ngrohta për Krishlindjet Ortodokse. Kjo ditë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë si shoqëri: tolerancën, solidaritetin dhe respektin për njëri-tjetrin”, u shpreh Afrim Gashi, kryeparlamentar.

Kryeministri Hristijan Mickoski uroi që për Krishtlindje lumturia të ndahet me të gjithë përreth.

“ Në kohën kur sfidat janë të shumëta, kjo atmosferë na inkurajon të mendojmë për bashkësinë si themeli më i fuqishëm për ndërtimin e një ardhmërime më të mire. Le të jenë Krishlindjet një rikujtues se me besim, punë dhe mirëkuptim të ndërsjelltë mund të krijojmë shoqëri të mbushur me paqe, drejtësi dhe progres”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe uroi që dallimet në shoqërinë multietnike dhe multikulturore t’i kuptojmë si përparësi të demokracisë.

“Uroj ditë të qeta festive, ashtu siç kërkon tradita, në rrethin e familjes, miqve dhe më të afërme. Jetojmë në një jetë botë ku ndryshon gjithçka në mënyrë dinamike dhe drastike. Në shumë vende të botës ka luftra, uroj që ky vit të jetë i qetë dhe i sigurtë ”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë në mbarë botën lindjen e Krishtit e kremtojnë në 25 dhjetor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button