Kreu i KE-së, Michel fton Biden në samitin BE27

Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel, në një telefonatë ka ftuar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, të marrë pjesë në samitin e vitit të ardhshëm në Berlin.

“Sapo fola me presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe e ftova atë në një takim special në Bruksel vitin e ardhshëm me BE27-tën. Tani është koha për të bashkuar forcat mbi klimën COVID-19, sigurinë dhe multilateralizmin”, njoftoi Michel në Twitter.

“Le të ndërtojmë një aleancë të fortë BE-SHBA”, shtoi ai.

Më herët këtë muaj, një zyrtar i BE-së tha se Michel po planifikon të ftojë Bidenin të takohet përmes video-konferencës për të diskutuar pesë çështje kryesore, respektivisht pandeminë COVID-19, vlerat e përbashkëta dhe multilaterizmin, ndryshimet klimatike, tregtinë, sigurinë dhe interesat e përbashkëta gjeopolitike.

Pasi mediet shpallën Biden-in fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit, udhëheqësit e BE-së dërguan mesazhe urimi duke deklaruar se ata duan të ringjallin dhe forcojnë lidhjet BE-SHBA, pasi administrata e presidentit në largim, Donald Trump, dobësoi aleancat.

LEXO EDHE:

Back to top button