Kreu i Kushtetueses Darko Kostadinovski është i bindur se lëndët në të cilat ka qenë e përfshirë gjykatësja e shkarkuar Elizabeta Dukovska nuk do të duhet të rihapen

Kreu i Kushtetueses Darko Kostadinovski është i bindur se lëndët në të cilat ka qenë e përfshirë gjykatësja e shkarkuar Elizabeta Dukovska nuk do të duhet të rihapen

Gazetare: Ajnur Bafqari

Largimi i Elizabeta Dukovskës nga Gjykata Kushtetuese, nuk e konteston asnjë lëndë për të cilën Kushtetuesja tashmë ka marrë vendim, e ku Dukovska ka marrë pjesë në vendimmarrje, thotë kreu i Kushtetueses Darko Kostadinovski. Sipas tij vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të plotfuqishme dhe në asnjë rast nuk ka rishqyrtim.

“ Jam në qëndrimin që e ka marrë gjykata se vendimet tona janë ekzekutiv fuqiplotë dhe në asnjë rast sipas detyrës zyrtare nuk ka rishqyrtim të vendimeve tona”, tha Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese .

Ndaj vendimit të Administratives me tone të ashpra foli gjykatësi Osman Kadriu.

“A është e mundur që për një gjykatës të zgjedhur, Gjykata Administrative, të deklarohet me vendim shfuqizues pas 2 vitesh, ky është problem dhe për këtë mban përgjegjësi direkt Gjykata Administrative. Janë tejkaluar të gjitha afatet e ligjit, kështu siç është vendosur, i bie që Administrativja mund sa herë që t’i kujtohet të vendos për ndonjë kërkesë konkrete. Këto çështje nuk janë banale, janë të ndjeshme, bëhet fjalë për gjykatës të zgjedhur, për gjykatës që punon 2 vite dhe pas dy vitesh anulohet zgjedhja e saj. Shumë diskutabile. Nëse kërkohet faj për këtë skandal që ka ndodhur, faji duhet të kërkohet te Këshilli Gjyqësor, nëse ka bërë lëshime për të cilat thirret Gjykata”, tha Osman Kadriu, Gjykatës Kushtetues .

Vendimi për shfuqizimin e emërimit të Dukovskës si gjyqtare kushtetuese, ka ndikuar në shtyrjen e seancës përgatitore të ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi ajo ishte gjykatëse referuese e lëndës, ndërsa gjykata nuk e ka numrin e nevojshëm të gjykatësve, që sipas konkluzionit paraprak nevojiten për këtë lëndë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button