Kreu i Kuvendit Afrim Gashi nuk beson që ndryshimet në VLEN ose ata në Qeveri do të ndikojnë në stabilitetin e qeverisë
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi nuk beson që ndryshimet në VLEN ose ata në Qeveri do të ndikojnë në stabilitetin e qeverisë

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi nuk beson që ndryshimet në VLEN ose ata në Qeveri do të ndikojnë në stabilitetin e qeverisë. Gjithsesi, thotë ai, bëhet fjalë për zgjedhje lokale, që janë të ndryshme nga zgjedhjet qendrore. Ai thotë se do të përmbahet nga vendimi për qëndrimin ose jo të Taravarit në qeveri, vendim të cilin thotë se duhet ta sjellin liderët e VLEN-it. Gashi nuk komenton përfshirjen e mundshëm të Selës në qeveri.
“Mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në numrin e deputetëve. Shumica është shumë e qëndrueshme, ne tashmë kemi rreth dy të tretat. Nga ana tjetër, zgjedhjet lokale po afrohen, por nuk mendoj se duhet të jemi gjithmonë aq të zënë në ethet dhe adrenalinën e zgjedhjeve sa të na duhet të bëjmë zgjedhje për gjithçka. Ne duhet t’i kuptojmë zgjedhjet lokale nga natyra e tyre, ashtu siç janë ato në thelb. Flitet për kanalizime, furnizim me ujë, rrugë më të pastra, ndriçim dhe nuk mendoj se duhet të sjellim politikë të lartë në zgjedhjet lokale, në zgjedhjet e ardhshme, në këto zgjedhje të rregullta. Kështu që nuk do t’i vendosja në të njëjtën paralele, kjo shumicë parlamentare, mendoj se duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit, për t’u dhënë stabilitet politik qytetarëve, që Parlamenti, qeveria, të vazhdojnë punën e tyre. Zgjedhjet lokale janë një temë tjetër”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.