Kreu i Wagner: Rusët po tërhiqen në drejtim të Zaporizhzhias dhe Khersonit

Kreu i Wagner: Rusët po tërhiqen në drejtim të Zaporizhzhias dhe Khersonit

Shefi i grupit mercenar, Wagner ka pretenduar se ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu po e gënjen presidentin Vladimir Putin për dështimet ‘kolosale’ në fushën e betejës në Ukrainë.

Yevgeny Prigozhin, kritik i hapur i ushtrisë ruse, në një deklaratë të tijën të bërë së fundmi është shprehur se Shoigu nuk po i tregon liderit rus për ‘shkatërrimin e mijëra tankeve dhe automjeteve të blinduara’ që mbushin rrugët e qytetit të Bakhmutit.

Mediat e huaja shkruajnë se ai deklaroi se është gënjeshtër se ushtria ruse shkatërroi 60 tanke Leopard.

“Askush nuk shkatërroi 60 tanke Leopard, kjo është absurditet i plotë. Aktualisht, ushtria ruse po tërhiqet në drejtim të Zaporizhzhia dhe Khersonit”,ka thënë kreu i Wagner.

Ndërkohë autoritetet ruse vazhdimisht po i mohojnë sukseset e fundit ushtarake të Ukrainës.

Nga ana tjetër, Ukraina ka nisur një kundërsulm ndaj forcave ushtarake ruse duke çliruar qindra kilometra territor të okupuar prej Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button