Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Për vetëm gjashtë muaj në rajonin e Tetovës janë regjistruar 622 vepra penale, nga të cilat, kryeson kriminaliteti klasik, me 21 raste të vjedhjeve të rënda, 68 raste të kriminalitetit ekonomik, keqpërdorimi i qëndrimit nga të huajt, falsifikimi i parave dhe raste të tjera të veprave penale. Zëdhënësi i SPB-së Fatmir Rexhepi tha se janë lëshuar 492 padi.

“Këtu hasim një efekt zbulues prej 87 për qindësh e që krahasuar me periudhën e njëjtë, në vitin e shkuar ishte 84 për qind. Po ashtu vërehet ulje e madhe e veprave kundër pronës së qytetarëve dhe kështu gjatë këtij viti kemi pasur 70 për qind më pak vjedhje në rajonin që mbulon SPB Tetovë, kështu që ndaj gjitha rasteve janë inciuar parashtresa përkatëse. numri më i madh i veprave është shënuar tek krimi klasik, pasuar nga krimet ekonomike dhe tregtia me e palejuar me drogë dhe armë”. – Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Rexhepi tha se janë marrë edhe disa masa parandaluese edhe atë duke filluar nga shkollat fillore e të mesme, për të drejtat e fëmijëve, me tifozët, vozitësit, drejtuesit e motoçikletave takime me bashkësitë fetare si dhe me pronarë të objekteve hotelerike ku shpesh kanë ndodhur përleshje apo abuzim me narkotikë.

Ndërkohë, është realizuar edhe Plan i përbashkët veprimi për Rendin dhe Qetësinë Publike me ç’rast është formuar trupi koordinues të përbashkët të përbërë nga përfaqësues të SPB Tetovë, inspektoratit komunal dhe përfaqësues nga sektori i hotelerisë, me qëllim të hartimit dhe zbatimit të masave për zvogëlimin e shkeljeve të Rendit dhe Qetësisë Publike, veçanërisht gjatë fundjavave dhe në orët e mbrëmjes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button