Kriptovalutat / Bitcoin, mbi 80 mijë dollarë
Në tetor të vitit 2025, Bitcoin u ngjit në nivel rekord duke arritur mbi 126 mijë dollarë. Por më pas tregu ndryshoi drejtimin dhe gjat muajve të fundit kriptomonedha u tregëtua kryesisht në intervalin 60-65 mijë dollarë. Tani situata duket ndryshe, Bitcoin është kthyer pranë 80 mijë dollarëve, me të dhënat e fundit që e vendosin çmimin rreth 79.4 mijë dollarë. Vetëm gjatë muajit gusht çmimi kaloi nga zona e 65 mijë dollarëve në mbi 80 mijë dollarë në fund të muajit.
Lëvizja e fundit vjen në një periudhë kur investitorët po ndjekin nga afër pritshmëritë për politikën monetare amerikane dhe të dhënat e reja mbi iflacionin.
Megjithatë, bitcoin është ende rreth 36 për qind nën nivelin rekord të tetorit të 2025, por rrikthimi nga 65 mijë në afro 80 mijë dollarë tregon një rritje të ngjeshme brenda një periudhe relativisht të shkurtër, por tregu mbetet shumë i paqëndrueshëm. Për investitorët, vëmendja tashmë është nëse Bitcoin do të arrijë të qëndrojë mbi pragun e 80 mijë dallarëve dhe të nisë një tjetër fazë rritjeje, apo nëse do të rikthehet presioni për shitje./Alsat.mk.








