Krishtlindje të varfra për Europën Lindore, “çmenden” çmimet e ushqimeve!

Krishtlindje të varfra për Europën Lindore, “çmenden” çmimet e ushqimeve!

Konsumatorët në këtë pjesë të kontinentit të vjetër janë duke kursyer që të arrijnë në vëne pjatat e tyre të preferuara në tryezën e festave, pasi inflacioni i çmimeve të ushqimeve, veçanërisht në Hungari dhe vendet Baltike kapërcen atë në Bashkimin Europian e më të gjerë.

Çmimet e ushqimeve në Hungari ishin 45.2% më të larta në tetor se një vit më parë, tregojnë të dhënat e Eurostat, me 10 vende në lindje të BE-së që përballen me inflacion të çmimeve të ushqimeve prej më shumë se 20%. Kostoja e ushqimit ishte 33.3% më e lartë në Lituani dhe 30% më e lartë në Letoni krahasuar me tetorin e vitit 2021.

Dhe ndërsa ka shenja se në disa vende, inflacioni mund të ketë mbërritur pikën kulmore, çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten fuqishëm, duke ashpërsuar vështirësitë me koston e jetesës e duke i detyruar bankat qendrore t`i mbajnë të larta normat e interesit të larta edhe kur ekonomitë fillojnë të ngadalësohen ndjeshëm.

Ekspertët thonë se faktorët vendas po përkeqësojnë një prirje globale të nxitur nga rritja e kostove të energjisë duke përfshirë produktivitetin e ulët të industrisë ushqimore në disa vende ish-komuniste, ekspozimin e madh ndaj importeve dhe nivelin e pagave në tregjet e shtrënguara të punës.Në një treg të Budapestit, 75-vjeçarja Eva Racz tha se nuk mund të përballonte vaktin tradicional festiv të peshkut këtë vit.

“Kjo do të jetë një Krishtlindje më e varfër për ne, sepse pensionet tona janë të vogla dhe ne duhet të paguajmë për shërbimet komunale dhe ilaçet tona,” tha e moshuara, duke shtuar se ajo dhe burri i saj jetojnë me pensione që arrijnë në 200,000 forinta apo 486 € në muaj./TCH

LEXO EDHE:

Back to top button