“Kristal” shënon 100 vjetorin – Kultivuesit kërkojnë fonde për lulediellin

 “Kristal” shënon 100 vjetorin – Kultivuesit kërkojnë fonde për lulediellin

Kultivuesit e lulediellit të vendit kërkojnë nga Qeveria që të ndahen mjete nga Fondi intervenues për bujqësi për shkak të çmimit të ulet të lulediellit këtë vit. Ata kërkojnë 6 apo 7 denarë për kilogram që të mund të mbulojnë shpenzimet.

Në takim me drejtorin e fabrikës se vajit Kristal, Goran Lazov u diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen kultivuesit e lulediellit dhe apelojnë deri të Qeveria që të shqyrtohet edhe vendimin i TVSH-së për lulediellin dhe të ulet ne 5% siç edhe ishte më herët.

Në uljen e prodhimit të lulediellit, kultivuesit thonë se këtë vit ka ndikuar edhe moti i thatë por edhe çmimin i ulët blerës.

“Vitin e kaluar fabrika grumbulloi 10 mijë ton luledielli vendor apo më saktë 9800 kilogram, ndërsa këtë vit 3800 kilogram. Këto detaje tregojnë se thatësira ka pasur ndikim të madh dhe për këtë bujqit janë në një gjendje jo të mirë dhe se çmimi i lulediellit këtë vit është i ulët në krahasim me vitin e kaluar….Ne gjithashtu theksojmë se vendosja e TVSH-së së re të lulediellit nuk e di a është luks apo jo por luledielli vendor përdoret vetëm për industri dhe vaji është me interes strategjik për vendin tonë dhe me vendosjen e tatimit 10% mendojmë se është goditje direket ndaj fabrikës dhe bujqve sepse luledielli nuk është as luks e as ka nevojë që të vendoset tatim 10% kur tatimi për vajin bazë është 5% dhe nuk ka asnjë logjike që tatimi për lenden bazë të vajit që e marrim është 5%. Për këtë arsye apeloj deri tek Qeveria që të shqyrtoje këtë vendim dhe të ule tatimin e lulediellit në 5%”, u shpreh Goran Lazov – DREJTOR I FABRIKËS KRISTAL.

“Edhe pse toka e Manastirit është më pjellore se e gjithë vendit këtë vit prodhimi i lulediellit është ulur dhe çmimi është shumë i ulet në krahasim me vitin e kaluar. Apelojmë deri tek Ministria dhe Qeveria që të na del në ndihmë dhe të ndaje pjesë nga fondi intervenues diku 6 apo 7 denarë që të mund te vazhdojmë me prodhimin e lulediellit ne Pelargoni dhe në të gjithë vendin”, tha Sash Petrovski – PËRFAQËSUES I PRODHUESVE TË LULEDIELLIT NË RAJONIN E MANASTIRIT./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button