Kristante: Shqipëria një ekip i fortë, i vështirë për t’u përballur

Mesfushori i Italisë, Brajan Kristante ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të UEFA-s, në prag të duelit special ndaj Shqipërisë, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

“Jemi të emocionuar, jemi gati, po punojmë shumë. Kemi bërë një kamp të mrekullueshëm stërvitor, jemi përgatitur dhe stërvitur mirë.   Mezi presim, për të filluar! Tifozët e shumtë na bëjnë të ndihemi më shumë si në shtëpinë tonë, ne e dimë që ka shumë italianë, që na e kanë demonstruar dje në kamp, por edhe çdo ditë, pas mbërritjes. Ne duam t’i bëjmë ata krenarë sa duam t’i bëjmë krenarë të gjithë italianët që janë në shtëpi.

 

Shqipëria është një ekip i fortë, si të gjithë në Europian. Ata janë të vështirë për t’u përballur,  kanë shumë lojtarë që luajnë me ne dhe kundër nesh në kampionat.  Ata sigurisht që na njohin mirë, dinë të përballen me ne. Por ne e dimë se nëse japim 100% dhe qëndrojmë të përqendruar te goli, mund të fitojmë dhe ta nisim mirë në një grup si ky. E kemi treguar se sa e vështirë është për ne dhe nuk mund të përballojmë asnjë gabim.

 

Ka shumë skuadra të forta, Anglia, Franca, skuadra me lojtarë që kanë më shumë përvojë evropiane, që kanë më shumë trofe mbi supe. Por ne jemi një ekip i shkëlqyer, një ekip i ri që dëshiron të rritet dhe të demonstrojë diçka gjatë turneut. Një trajner me të vërtetë i fortë. Ne duhet të synojmë për më të mirën pa vendosur kufij”, u shpreh Kristante.

LEXO EDHE:

Back to top button