Kristiano Ronaldo me rekord të ri në Seria A

Kristiano Ronaldo u kritikua shumë pas eliminimit nga Porto në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, portugezi shpesh herë ka dëshmuar formën e tij dhe mentalitetin se nuk dorëzohet, e këtë e ka arritur edhe në ndeshjen ndaj Kaliarit. 36-vjeçari realizoi tripletë për 32 minuta, si përgjigje për kritikat e shumta.

 

 

 

Pas asistimit të Kuadrados, portugezi gjeti golin e parë (10′), pastaj u tregua i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 0 -2 (25′), ndërsa het-trikun e kompletoi pas shtatë minutave (32′). Në këtë mënyrë portugezi kompletoi edhe një rekord tjetër në Seria A. Ronaldo, që është pjesë e Juventusit nga viti 2018, ka shënuar së paku një gol në 18 stadiumet ku qenë në fanellën e Juventusit si mysafirë.

LEXO EDHE:

Back to top button