Kristiano Ronaldo para dy rekordeve të reja në Kampionatin Evropian

Kristiano Ronaldo nuk ndalet së thyeri rekordet. Në këtë Кampionat Europian është bërë lojtari që ka marrë pjesë në më shumë Europianë, ai që ka dhënë më shumë asiste 7, duke parakaluar Karel Poborskin.

Ylli portugez është lojtari me më shumë ndeshje 28, me më shumë fitore (14) në historinë e këtij kompeticioni. Për më tepër në humbjen kundër Gjeorgjisë për të ishte ndeshja e 50-të mes Europianëve dhe Botërorëve. Pa dyshim, ky kampionat ka sjellë edhe një version të Ronaldos që nuk e kemi parë kurrë. Për herë të parë në një fazë grupesh të një turneu të rëndësishëm, ai nuk ka gjetur golin. Por fakti që nuk ka gjetur rrugën e rrjetës nuk ka influencuar shumë në lojë. Ai është futbollisti me më shumë goditje drejt portave kundërshtare (12), i treti që ka çuar goditjet në kuadrat.

Ronaldos i mbeten edhe 2 rekorde të ndryshme për të thyer: Të bëhet lojtari që shënon në 6 Europianë të ndryshëm dhe të thyejë Luka Modriçin, si lojtari më i vjetër që ka shënuar në Europian. Kroati e mban këtë rekord në moshën 38- vjeç dhe 289 ditë. Ronaldo është 39 vjeç dhe 132 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button