Kristiano Ronaldo refuzohet edhe nga PSZH-ja?!

PSZH hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me yllin e Man. Junajted, Kristiano Ronaldo, sepse nuk kanë vend për të në skuadrën e tyre të mbushur me yje.

Ronaldo ka tronditur trajnerin e ri Erik ten Hag me kërkesën e tij për t’u larguar nga “Old Trafford” këtë verë, sepse ai dëshiron të konkurrojë për trofe, megjithëse ka pak klube që mund të përballojnë pagën e tij astronomike prej 500,000 funtesh në javë. Al-Khelaifi dhe Mendes kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe janë takuar këtë verë pasi ky i fundit i ofroi klientit të tij kampionëve të Ligue 1.

Por, PSZH beson se ata nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në buxhetin e tyre të pagave për të akomoduar Ronaldon, dhe gjithashtu kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje ta përshtasin atë në skuadrën aktuale sepse ajo tashmë është e mbushur me emra si Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Nejmar.

Ata gjithashtu besojnë se Ronaldo nuk do të ishte nënshkrimi i duhur në këtë kohë, me PSZH që hyn në një epokë të re pas një riorganizimi hierarkik, pasi ra dakord për kushte të reja me Mbapen.

LEXO EDHE:

Back to top button