Kritika ndaj Luis Enrike për trajtimin e Mbapes: Kjo nuk është normale

Një i njohur i vjetër i futbollit italian, Sabri Lamoushi, ka veshur fanellat e Parmës, Interit dhe Xhenoa-s. Më pas, që nga “pensionimi” ka nisur karrierën si trajner. Eksperienca e tij e fundit ishte te Kardif Siti, vitin e kaluar.

Ndërkohë, ai është bërë edhe një komentues i njohur i futbollit francez. I intervistuar nga “L’Equipe”, ai u fokusua në momentin e PSZH-sw, të Luis Enrike dhe zgjedhjen për ta reduktuar kohën e lojës së Kilian Mbape, pasi ky i fundit njoftoi se do të largohet kësaj vere nga parizienët.

“Ne e dimë personalitetin, idetë e lojës, kurrikulën e Luis Enrike-s dhe duhet ta respektojmë atë, por të mos vendosë lojtarin më të mirë, Kilian Mbape, në qendër të planit të lojës së tij nuk është normale. Unë gjithmonë e vendos lojtarin tim më të mirë në qendër të lojës, sepse do t’i bëjë të tjerët të përmirësohen ose sepse, duke u marrë veçanërisht me të lojtarët kundërshtarë, do të lirojë hapësira ​​diku tjetër.

 

Kilian duhet vënë në qendër të lojës, në fakt këtë bëri Didie Deshamps me kombëtaren franceze. Dhe për të flasin rezultatet e dy Botërorëve të fundit. Çështja nuk është ta vendosësh atë në kushtet më të mira, por ta përdorësh për ta vënë kundërshtarin më në vështirësi”.

LEXO EDHE:

Back to top button