Kritika për mbrojten e Liverpullit, “fajtor” Aleksander-Arnold

Liverpuli nuk është duke kaluar nëpër një fillim të mirë të sezonit. Gjiganti anglez e ka nisur tmerrësisht kampionatin në Angli ku në gjashtë ndeshjet e para ka dy fitore, tri barazime dhe një humbje.
Mbrojtja e Liverpullit po çalon këtë sezon, pasi kanë pësuar gjashtë gola në kampionat dhe katër të tjerë në vetëm një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Për formën e dobët të repartit mbrojtjes të Liverpulit ka folur edhe legjenda angleze Robie Fualer. 47-vjeçari ka kritikuar mbrojtësit e Liverpullit, më saktësisht Trent Aleksander-Arnold duke thënë se anglezi mendon vetëm për repartin ofensivë.
“Nuk ke shumë për t’i thënë në momentin që Aleksander-Arnold shkon dhe ndihmon sulmin, por problemi është se ai nuk po shfaq më të njëjtën dëshirë për tu kthyer në mbrojtje dhe kjo është diçka e gabuar” “Liverpuli në këtë sezon kanë rezultuar një mbrojtje shokuese”, ka deklaruar legjenda e Liverpulit.