Kriza energjetike, BE po përgatit propozimin: Kaq do të kushtojë 1 megavat

Kriza energjetike, BE po përgatit propozimin: Kaq do të kushtojë 1 megavat

Lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë tash e sa muaj ka shkaktuar efekte të mëdha në gjithë Evropën, duke shtyrë shumë vende në krizë energjetike.

Për të luftuar një situatë të tillë, siç raporton Financial Times, Brukseli është vënë në lëvizje dhe po punon me një propozim që do të caktojë çmimin tavan prej 200 eurosh për megavat orë, shkruan Gazeta Express.

Një draft propozimesh që i ka parë Financial Times, Komisioni Evropian u ka rekomanduar vendeve anëtare të kufizojnë cmimin e energjisë elektrike nga prodhues të tillë si fermat e erës, centralet bërthamore dhe qymyri.

Çmimi aktual i energjisë elektrike në Gjermani, që merret si pikë reference, është mbi 450 euro për MWh.

Çmimet e energjisë elektrike me shumica janë rritur për shkak se janë të ndërlidhura me çmimet e gazit.

Caktimi i një çmimit të tillë, siç shkruan FT, do të bënte që zinxhirët global të furnizimit të funksionin normalisht.

Nga KE thonë se kufiri i çmimit duhet të jetë mjaft i lartë në mënyrë që të mos dekurajojë investimet e ardhshme në teknologjitë joprodhuese të gazit.

Dokumenti sugjeron gjithashtu një objektiv të detyrueshëm për uljen e konsumit të energjisë elektrike me 5 për qind gjatë orëve të pikut të çmimeve – diçka që presidentja e komisionit Ursula von der Leyen e parashtroi në vërejtjet e përgatitura, të parë nga FT të martën.

LEXO EDHE:

Back to top button