Kriza, MekLaren shet zyrat dhe strukturat e saj në Londër

Skuadra e Meklarenit i ka thënë “lamtumirë” mjediseve të saj të “Technology Center” në Voking, ku dhe kishte selinë. Makina britanike e “Formula 1”, ka shitur për vlerën e 200 milionë dollarëve strukturat e saj në zonën në afërsi të Londrës, që tashmë i kalojnë shoqërisë amerikane “Gobal Net Lease”.

 

Shkak i kësaj shitjeje është bërë kriza ekonomike që pësoi MekLaren si pasojë e pandemisë “Covid-19”. MekLaren kishte nevojë për likuiditet, ndaj që prej nëntorit 2020 kishte nxjerrë në shitje ambientet e saj, që përfshijnë 3 godina të mëdha, në një hapësirë prej 78 mijë metrash katrorë.

 

Pavarësisht kësaj, MekLaren do të vijojë t’i shfrytëzojë këto mjedise, pasi në marrëveshjen e arritur me pronarët e rinj është rënë dakord që makina britanike t’i përdorë ato me qira për 20 vitet e ardhshme. Kjo shitje i jep frymëmarrje financiare McLaren, për të investuar këto parà për të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button