Kriza në Texas, Beyonce ju del në ndihmë me këtë aktivitet humanitarë

Stuhia e akullit që goditi Texas-in ka shkaktuar mjaft dëme në objekte dhe fatëkeqësisht shumë persona humbën jetën. Aktualisht, miliona njerëz jetojnë pa ilaçe, ushqim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje.

Javën që lamë pas, afërsisht  në Teksas ishin pa energji elektrike rreth 3 milion shtëpi.  Një anëtare e Këshillit të Qytetit të Austin, e karakterizoi situatën në Teksas si “një krizë në shkallë Katrina “. Së fundmi, guvernatori i Teksas-it, Greg Abbott, njoftoi që temperaturat ishin ende nën ngrirje në të gjithë shtetin.

Kanë qenë të shumtë ato që janë sensibilizuar dhe janë ofruar për ndihmë banorëve në Texas, ku janë mbledhur shumë donacione humanitare. Së fundmi, këngëtarja amerikane, Beyonce është bashkuar me markën e njohur sportive “Adidas” dhe organizatën, “Bread of Life” për të mbledhur para për banorët e Teksas-it që po luftojnë me pasojat e stuhisë së akullit.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Beyonce u vjen në ndihmë amerikanëve përmes fondacionit. Gjatë vitit 2020, këngëtarja dhuroi vazhdimisht fonde për blerjen e ushqimeve, maska mbrojtëse, dezinfektues dhe ilaçe. Për emergjencën Covid-19.

Për më tepër, fondacioni i saj shpërndau 2.5 milionë për ndërmarrjet më të vogla të kërcënuara nga pandemia, si dhe 500 mijë dollarë për familjet në nevojë në situatën e emergjencës.

LEXO EDHE:

Back to top button