Kriza ushqimore, Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga FAO

Kriza ushqimore, Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga FAO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), shkruan BBC.

“Nuk ka nevojë të diskutohet zgjatja e anëtarësimit të Rusisë në FAO. Cili është roli i Rusisë nëse vendi po shkakton uri për të paktën 400 milionë ose potencialisht më shumë se një miliardë njerëz,” tha Zelensky.

Ai foli gjatë një takimi të vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris nëpërmjet një videoje live.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për krijimin e një krize globale duke bllokuar portet e Detit të Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button