Krizë politike në Armeni pas humbjeve në Nagorno-Karabak

Armenia është përfshirë nga një krizë politike, pasi grupet opozitare po i bëjnë thirrje kryeministrit, Nikol Pashinian, që të japë dorëheqje, pas një nate të zemërimit si rezultat i marrëveshjes së arritur me Azerbajxhanin, me ndërmjetësim të Rusisë, për ndalim të luftimeve në rajonin e Nagorno-Karabakut.

- Advertisment -

Në skenat kaotike të kryeqytetit të së martës në Jerevan, qindra mbështetës opozitarë kanë hyrë në selinë e qeverisë dhe paralementit, duke thyer xhamat në shenjë pakënaqësie.

Kryetari i parlamentit, Ararat Mirzoyan është plagosur dhe është dërguar në spital.

Zyra e presidentit të Armenisë, Armen Sarkisian ka thënë se do të nisë “konsultime politike” për të krijuar unitet politik dhe “për të koordinuar zgjidhjet që dalin nga agjenda jonë për mbrojtje të interesave kombëtare”.

Sarkisian ka thënë përmes një deklarate se ka mësuar për marrëveshje për dhënie fund të luftimeve në Nagorno-Karabak, përmes mediave.

“Fatkeqësisht, nuk ka pasur konsultime apo diskutime me mua, si presidenti i republikës sa i përket këtij dokumenti dhe unë nuk isha pjesë e negociatave”, ka thënë ai, duke insistuar se nënshkrimi i një dokumenti kaq të rëndësishëm do të duhej të bëhej subjekt i “konsultimeve dhe diskutimeve kuptimplota”.

Protestuesit janë mbledhur pasi kryeministri armen, Nikol Pashinian ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Rusia, për t’iu dhënë fund gjashtë javëve luftime me Azerbajxhanin.

Pakënaqësitë e protestuesve kanë ardhur pasi 17 parti opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Pashinianit, duke përmendur humbjet ushtarake kundër forcave armene.

Marrëveshja tripalëshe ka ardhur pasi Azerbajxhani ka fituar kontrollin e një pjese të madhe të territorit, për të cilin ekziston konflikti për deklada.

Presidenti i Azerbajxhanit: Forcat kanë fituar kontrollin e pikës kyçe në Nagorno-Karabak
Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani mund të zotërojë rajonet që tashmë kontrollon, derisa u bëhet thirrje forcave armene që të heqin dorë nga disa pjesë jashtë kufijve të Nagorno-Karabakut.

Ky rajon njihet si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë atje dhe kundërshtojnë rregullin e autoriteteve azerbajxhanase.

Ata kanë menaxhuar vetë punët e tyre, me mbështetjen e Armenisë, prej kur trupat e Azerbajxhanit janë larguar nga ky territor, në luftën që ka përfunduar me armëpushim më 1994.

LEXO EDHE:

Back to top button