Kroaci, 20 viktima dhe mbi 2.400 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci si pasojë e COVID-19 jetën e kanë humbur 20 persona ndërsa janë shënuar 2.422 raste të reja.

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në vend arrin në 12.448. Midis tyre, 1.390 pacientë janë në spital, nga të cilët 155 janë në aparate për frymëmarrje.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 274.054 raste me COVID-19 nga të cilët 5.967 kanë humbur jetën. Gjithsej 255.639 persona u shëruan, nga të cilët 1.260 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht në vet-izolim janë 33.376 persona. Deri më tani, në total prej 1.559.330 persona janë testuar, nga të cilët 9.476 në 24 orët e fundit.

Deri më 31 mars, 476.499 doza të vaksinës janë administruar ndërsa janë vaksinuar 385.724 persona. Me dozën e parë janë vaksinuar 296.411 persona ndërsa me të dytën 89.313. Për 1.462 persona nuk ka të dhëna për dozën me të cilën janë vaksinuar.

LEXO EDHE:

Back to top button