Kroaci, katër viktima dhe 486 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 486 raste të reja me Covid-19, ndërsa katër pacientë kanë vdekur, njoftoi Shtabi Kombëtar për Mbrojtjes Civile.
Numri i rasteve aktive është 2,662, mes tyre 382 pacientë janë nën kujdes spitalor ndërsa 29 pacientë janë nën respirator.
Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë me koronavirusin e ri në Kroaci, gjithsej janë diagnostikuar 19,932 persona me Covid-19, prej të cilëve 317 kanë vdekur.
Gjithsej 16,953 pacientë janë shëruar, ndërsa 258 në 24 orët e fundit. Në të gjithë vendin ka gjithsej 12,424 persona në vet-izolim.
Deri më tani, janë testuar gjithsej 353,526 persona, 4576 teste janë kryer vetëm gjatë 24 orëve të fundit.