Kroaci, regjistrohen 2.480 raste të reja me Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 26 viktima dhe 2.480 raste të reja me Cvoid-19.

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 14.843. Midis tyre, 1.221 pacientë janë në spital, nga të cilët 118 në respiratorë.

Betejën me virusin e kanë humbur 26 persona, duke rritur numrin e vdekjeve në 654 deri më tani nga koronavirusi.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 56.567 raste me koronavirus, nga të cilët 654 kanë vdekur, 41.070 janë shëruar, nga të cilët 1.690 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 29.404 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani janë testuar 523.382 qytetarë nga të cilët 9.206 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button