Kroacia e Daliçit, kualifikohet e fundit në “Euro 2024”

Kroacia e Zlatko Daliçit është bërë Kombëtarja e fundit, e cila kualifikohet për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”, me golin e Ante Budimir, që mjaftoi ndaj kundërshtarëve armenë, për të gjetur 3 pikët e arta, që siguruan pjesëmarrjen në “Euro 2024”, për skuadrën e teknikut Zlatko Daliç.

Në krahun tjetër, Turqia nuk ka shkuar më shumë barazimi, 1 me 1, ndaj “Dragonjve” të Uellsit. Nga një gol i Niko Uilliams e Yusuf Yaziçi, mjaftuan për të “vulosur” fatet e sfidës, por edhe vendin e parë të skuadrës së italianit Vincenzo Montella, në grupin D.

Në vendin e parë të grupit D është Turqia, me 17 pikë, pasuar nga Kroacia me 16 pikë, Uellsi me 12 pikë, Armenia me 8 pikë dhe në fundin e grupit është Letonia, me 3 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button