Kroacia e dobësuar, do të përballet me Marokun

Kroacia do të luftojë për medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror me Marokun (ora 16:00) dhe trajneri Zlatko Daliq nuk do të mund të llogarisë te Josip Juranoviqi.  Mbrojtësi kroat që luan për Seltikun, kishte një paraqitje të shkëlqyer në Botërorin në Katar, deri në ndeshjen kundër Argjentinës.

Ai luajti 70 minuta kundër argjentinasve pavarësisht një dëmtimi në gju. Informacionet thonë se Juranoviç nuk do të luajë kundër Marokut, për shkak të dhe do ët jetë jashtë terrenit për një kohë të shkurtër.

Pas kthimit të tij te Seltiku, Juranoviq do të flasë me klubin skocez për të ardhmen e tij, pasi që pritet të vijnë një numër ofertash nga klubet evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button