Kroacia i dëbon 18 diplomatë rusë

Kroacia i dëbon 18 diplomatë rusë

Kroacia ka dëbuar 18 diplomatë rusë dhe gjashtë anëtarë të personelit administrativ dhe teknik.

Sipas Ministrisë kroate të Punëve të Jashtme, i është dorëzuar një notë ambasadorit rus Andrej Nesterenko duke e informuar Rusinë për reduktimin e numrit të personelit diplomatik dhe atij teknik të Ambasadës në Zagreb.

“Kroacia i dorëzoi të hënën një notë ambasadorit rus Andrej Nesterenko duke e informuar Rusinë për reduktimin e numrit të personelit diplomatik dhe administrativo-teknik në Ambasadën në Zagreb”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kroacia i është bashkuar kështu një numri shtetesh evropiane si Polonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Greqia, Bullgaria, Suedia e të tjera. Sllovenia fqinje po ashtu ka dëbuar 33 diplomatë.

Po ashtu, MPJ ka dënuar agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, duke kërkuar që Rusia të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet.

LEXO EDHE:

Back to top button