Kroacia me disa ndryshime, Perishiç dhe Petkoviç do të jenë titullar ndaj Shqipërisë

Kroacia pas humbjes së thellë ndaj Spanjës, poashtu humbëm edhe mesfushorin Nikolla Vlashiç. Lojtari 26-vjeçar, që aktivizohet me Torinon në Serinë A, ka pësuar një dëmtim muskulor dhe mjekët kanë konfirmuar se ai nuk mund të rikuperohet shpejt. Vlashiç ka këputur një muskul dhe kjo do të thotë se e ka humbur pjesën e mbetur të Europianit.
Trajneri Daliç ka menduar të bëjë ndonjë lëvizje në formacion sa i takon sfidës me “kuqezinjtë”, ku Ivan Perisiç pritet të luajë nga minuta e parë në të majtë të mbrojtjes, kurse Gvardiol do të jetë në qendër të prapavijës.
Në sulm, Bruno Petkoviç pritet të marrë vendin e Budimir, i cili luajti titullar kundër Spanjës. Skema e kroatëve do të jetë 4-3-3, me Modriçin si regjisor në mesfushë.