Kroacia regjistron 46 viktima dhe 1.396 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 46 viktima dhe 1.396 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 11.033. Mbrojtja Civile njoftoi se midis tyre 2.169 pacientë janë në spital ndërsa 259 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar 336.918 raste me COVID-19 nga të cilët 7.264 e kanë humbur jetën. Gjithsej 318.621 persona janë shëruar, nga të cilët 1.695 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht në vetizolim janë 27.733 persona. Deri më tani 1.836.108 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 9.040 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button