Kroatët kundër Interit: Duam Brozoviçin dhe Perishiçin

Shpërthimi i një vatre të mirëfilltë të “COVID-19” në klubin e Interit, ka bërë që autoritetet shëndetësore në qytetin e Milanos të vendosin karantinimin e plotë të skuadrës derisa të verifikohet që nuk ka më të infektuar të tjerë e të ndalet zinxhiri i transmetimit të infeksionit.

 

 

Një arsye kjo për të cilën u anulua ndeshja kundër Sasuolos, e parashikuar në këtë fundjavë dhe përveç të tjerave mendohet se do të ndalë futbollistët që të bashkohen me kombëtaret përkatëse për ndeshjet e javëve të ardhshme në kualifikueset e Botërorit.

Ky vendim ka lënë të pakënaqur shumë përfaqësuese dhe e para që ka reaguar ka qenë Federata e Kroacisë, duke theksuar se po punonte për të pasur përsëri në dispozicion këta lojtarë sa më shpejt që të ishte e mundur.

“E njohim situatën e Interit dhe jemi në kontakt me klubin, me Federatën Italiane, FIFA-n, UEFA-n dhe organet përkatëse epidemiologjike, që të mundohemi të gjejmë një zgjidhje që t’i mundësojë Ivan Perishiç e Marselo Brozoviç që t’i bashkohen kombëtares. Federata do të bëjë gjithçka është e mundur për të pasuar të plotë ekipin kombëtar gjatë grumbullimit të ardhshëm për ndeshjet e kualifikimit kundër Sllovenisë, Qipros e Maltës”, shkruante në njoftimin e saj Federata Kroate.

LEXO EDHE:

Back to top button