Kros: Dihet kush do të jetë kampion, Bajern Munihu do të përfundojë në vendin e tretëi

Toni Kros, parashikon se Bajer Leverkuzen i Çabi Alonso, kampioni në fuqi i Bundesligës do të përsërisë triumfin e sezonit të kaluar.

Leverkuzeni është skuadra e vjetër e lojtarit që doli në pension pas Kampionatit Europian. Ai gjithashtu beson se Bajern Munihu, një tjetër nga ish-klubet e tij, do të përfundojë i treti në kampionat. Në podcastin “Einfach mal Luppen”, të cilin e prezanton së bashku me vëllain e tij Feliks, Kros pretendon se Borusia Dortmund do të përfundojë në vendin e dytë mbi bavarezët e Vinsent Kompani.

“Rreth një muaj e gjysmë më parë do të kisha thënë se Dortmundi do të kishte përfunduar i pesti. Por këtë verë ata kanë bërë një punë të bujshme”, u shpreh 34-vjeçari gjerman, që la futbollin këtë verë.

Sipas parashikimeve të tij, Lajpcigu do të përfundojë në vendin e katërt, si në turneun e kaluar, ndërsa Aintraht Frankfurt në vendin e pestë. Toni Kros e mbylli kapitullin e tij në kombëtare në fund të ndeshjes Spanjë-Gjermani, pas 114 paraqitjeve dhe 17 golave. Ndeshja e tij debutuese ishte më 3 mars 2010 në një ndeshje që Argjentina humbi 1-0 në “Allianz Arena” në Munih.

LEXO EDHE:

Back to top button