KRRE-ja do të vendosë nesër për kompanitë që kanë importuar mazut të dyshimtë

Alsat mëson se të martën në një takim të jashtëzakonshëm, Komisioni Rregullator i Energjetikës do të vendosë për fatin e kompanive që importuan mazut të dyshimtë. Çfarë sanksioni do t’u jepet kompanive ku janë identifikuar parregullsi gjatë importit të mazutit në vend, a do të jetë revokimi i licencës, ose vetëm një gjobë do të dihet pas takimit, do të dihet pas takimit. Ndërsa pas seancës së qeverisë, do të publikohen të gjitha detajet e tjera pas analizës së mostrave të përpunuara, nga institucionet kompetente, konfirmoi sot Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Inspektorët tashmë kanë identifikuar parregullsi.

“Në rast se kompani të caktuara nuk i përmbushin pritjet në përputhje me rregulloret për sa i përket inventarit dhe cilësisë, kjo është baza për marrjen e licencës.”- deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Bekteshi siguron se Qeveria nuk po fsheh asgjë, as gjetjet dhe as emrat e kompanive që janë pjesë e këtij skandali me importin e derivateve të rrezikshme. Sipas tij, janë bërë kontrolle në të gjitha kompanitë që kanë importuar mazut në tre vitet e fundit. Ndërsa opozitarja, VMRO-DPMNE kërkoi nga Dogana t’u përgjigjet nëse biznesmeni i preferuar i Qeverisë, siç e quajnë Stajiq, cisternat e të cilit u kthyen një ditë më parë, është lejuar të importojë mazut të dyshimtë në vend.

VMRO DPMNE

“Kompania “Super Trejd” e Vlladimir Stajiqit është një nga furnizuesit më të mëdhenj të mazutit dhe karburanteve për institucionet e shtetit. Nga dhjetë tenderët më të mëdhenj për furnizim me mazut në tre vitet e fundit, katër i ka fituar pikërisht “Super Trejd”. Bëhet fjalë për furnizime publike, vlera personale e të cilave arrin deri në 200.000 euro kurse blerës janë spitalet dhe shkollat. A i ka helmuar Stajiqi qytetarët dhe a ka a shitur mazut me cilësi të dobët për institucionet e shtetit, që kanë paguar qindra mijë euro”?

Pas lajmit se në Maqedoni janë importuar derivate toksike të naftës, nga kufiri janë kthyer pesë cisterna me mazut, ku është konstatuar se derivati në fjalë nuk është sipas derivateve.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button