KRRE njofton: Nga një korriku shtrenjtohet energjia elektrike

KRRE njofton: Nga një korriku shtrenjtohet energjia elektrike

Gazetar: Adnan Qaili

Nga 1 korriku sërish do të shtrenjtohet energjia elektrike. Komisioni Rregullator i Energjetikës njoftoi se çmimi i pandryshueshëm do të jetë vetëm në bllok tarifën e parë, kurse do të shtrenjtohet në bllokun e dytë për 0.85%, në bllokun e tretë me 1.92% dhe në bllokun e katërt me 1.88%. Shtrenjtim të rrymës do të ketë edhe në tarifën e lirë për 0.65%, kurse kohëzgjatja e saj do të mbetet e njëjtë 13-15h.

Komisioni Rregullator i Energjetikës
Tarifa I: çmimi ishte 6,53 dhe mbetet 6,53 denarë për kw/h
Tarifa II: çmimi ishte 7,58 dhe tani bëhet 7,64 den. për kw/h
Tarifa III: çmimi ishte 9,22 dhe tani bëhet 9,39 den. për kw/h
Tarifa IV: çmimi ishte 19,63 dhe tani bëhet 20 den. për kw/h
Për tarifën e lirë çmimi ishte 4,06 dhe tani bëhet 4,08 den. për kw/h

Kryetar i KRRE-së, Marko Bislimoski tha se këto përllogaritje të tarifave janë bërë nga EVN Home, dhe komisioni vetëm kontrolluar parametrat. Ai theksoi se nga EVN Home kanë kërkuar që 15% e energjisë elektrike që nuk kanë arritur akoma ta sigurojnë për sivjet, ta blejnë sipas indeksit bursës vendore në periudhën kur çmimi është i përafërt me tenderimin që ka ofruar EMV 60€ për MW/h.

“Ndryshimet e ligjit për energjetikë që u miratuan të martën në Kuvend, mundësuan të ndryshohet marzha që tani është 9,9% kurse më herët ishte 11,5%. Këto ndryshime ligjore mundësuan që EVN Home të vazhdoj veprimtarinë pa pasur nevojë të formohet kompani e re për të krijuar konfuzion që në muajin korrik qytetarët tu vinin dy fatura të rrymës. Me këtë çështje, mendoj se nuk kemi provokuar rritje enorme të çmimeve”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Kreu i KRRE-së Bislimoski, tha se me këtë 88% të amvisërive që hyjnë me konsumin e bllokut të parë dhe të dytë, shpenzimet e energjisë elektrike do tu rriten për 0,4%. Për 8% të familjeve që hyjnë në konsum të bllokut të tretë, shpenzimet mujore do të rriten me 0,48% dhe për 4% të familjeve që hyjnë në konsum të bllokut të katërt, shpenzimet do tu rriten me 0,57% në faturat që do tu vinë për muajin korrik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button