Krstajiq: Shënuam fitore me plot meritë në Shkup

Kombëtarja e Bullgarisë shënoi fitore minimale kundër Maqedonisë në stadiumin “Todor Proeski”, falë golit të shënuar nga Despodov. Trajneri i Bullgarisë, Mladen Krstajiq beson se ekipi i tij, u gjend nën presion të madh nga publiku, por që në fund ia arriti të realizojë cakun dhe të shënojë fitore.
“Ndryshe është paraqitje në klub dhe ajo në kombëtare. Nëse nuk ka atmosferë që mund të krijohet brenda 7 ditëve, asgjë nuk është me rëndësi.
Kur e bërë listën e futbollistëve, askush nuk besoi te këta futbollist. Kur nuk keni rezultat duhet të bëhet ndryshime të plotë dhe kam kërkuar që futbollistë që të japin maksimumin.
Më duhet futbollist që japin maksimumin dhe në minutën e 90-të të luajnë presing. Me plot meritë shënuam fitore ndaj Maqedonisë dhe treguam se jo rastësisht shënuam rezultate pozitiv. Nuk ishte lehtë para këtsaj publike, që djelmoshat të kalojnë presionin dhe të shënojnë fitore, tha mes tjerash Krstajiq.