Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Sipas mediave në Shqipëri, Veliaj po jep deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga Spak për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. Pak ditë më parë, me urdhër të SPAK iu sekuestrua celulari i gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri. Ndërkaq disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në SPAK. Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e Veliajt, të cilin e cilësojnë hajdut dhe mashtrues. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button