Kryediplomati gjerman, Maas: Solidaritet me Izraelin dhe armëpushim urgjent

Maas: Solidaritet me Izraelin dhe armëpushim urgjent

Kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas shprehu sot solidaritetin me Izraelin dhe kërkoi një armëpushim mes shtetit hebre dhe Hamasit palestinez në pushtet në Rripin e Gazës.

“Ne konsiderojmë se ajo që po bën Izraeli në Rripin e Gazës është e mbuluar nga e drejta për vetëmbrojtje”, deklaroi Maas në një konferencë shtypi në Tel-Aviv me homologun izraelit, Gabi Ashkenazi.

“Izraeli tani po e përdor këtë të drejtë dhe kjo e drejtë nënkupton që të mos lejojë që objektet nga të cilat burojnë sulmet kundër shënjestrave izraelite të vazhdojnë të funksionojnë”, shtoi ai gjatë mbërritjes së tij në Tel Aviv, duke iu referuar sulmeve intensive të kryera që prej datës 10 maj, por ushtria izraelite në enklavën palestineze në përgjigje të sulmeve me raketa.

“Më lejoni të rithem shumë qartë, për ne, siguria e Izraelit dhe bashkë me të siguria e të gjithë hebrenjve në Gjermani nuk është e negociueshme dhe Izraeli gjithmonë mund të mbështetet në këtë”, theksoi ai.

Por, sipas Maas, numri i viktimave po rritet çdo ditë dhe kjo gjithashtu na shqetëson shumë”. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të vendosur një armëpushim dhe ne jemi gjithashtu të bindur se, në interes të njerëzve, dhuna duhet të përfundojë shpejt.

Shefi i diplomacisë gjermane do të pritet në mbrëmje nga presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, por nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta me Hamas, një organizatë e konsideruar “terroriste” nga Bashkimi Europian.

LEXO EDHE:

Back to top button