Kryeministren dhe politikanët tjerë në Serbi, presidenti kroat i quan zëdhënës të Vuçiqit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka quajtur kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrat serbë zëdhënës të presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, me të cilët nuk ia vlen të diskutohet.

Milanoviq ka reaguar pas deklaratave të Bërnabiqit gjatë një vizite në Bosnjë-Hercegovinë, ku tha se “për dallim nga Milanoviqi që ka thënë se është president i gjithë kroatëve, unë jam kryeministre vetëm e Serbisë”.

Milanoviq reagoi sot, duke thënë se sjelljet e Serbisë nuk janë të hijshme.

“Nuk i dëgjoj deklaratat e Bërnabiqit e as të ndonjë heroi të epokës së keqe në Serbi. I vetmi që flet është presidenti i Serbisë, të tjerët janë zëdhënës. Me ta nuk ka kuptim të flitet as të futesh në polemika. Ne jemi në BE e ata jo, e nëse vazhdojnë kështu, nuk do të jenë”, ka thënë Milanoviq, shkruan b92.

LEXO EDHE:

Back to top button