Kryeministri Castex: Franca në gjendje kritike me pandeminë

Franca është në një situatë kritike në luftën me pandeminë, pas është goditur nga një valë e tretë që po përshkon Europën, ndërsa tashmë janë rritur kontrollet mbi ndalimin e udhëtimit.
“Vala e tretë e COVID-19 po vazhdon të rritet në Francë, duke e vënë vendin në një situatë kritike”, tha kryeministrit Jean Castex.
Autoritetet franceze shtuan kontrollet në aeroporte dhe kufij rrugorë për të zbatuar ndalimin e udhëtimit. Masat kufizuese tashmë në fuqi në 16 departamente, përfshirë Parisin dhe rajonin e tij, u shtrinë mesnatën e së premtes në tre departamente të tjera. Në këto zona, udhëtimi mbi 10 km është i ndaluar pa përjashtim, siç janë daljet nga territori pa ndonjë arsye bindëse.
Në pjesën tjetër të vendit, ora policore është në fuqi nga ora 19:00 deri në orën 06:00. Kudo, baret, restorantet, vendet kulturore vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.