Kryeministri Hristian Mickoski thotë se thelbi i vetos së Bullgarisë nuk janë ndryshimet kushtetuese, por asimilimi i plotë i identitetit maqedonas
Kryeministri Hristian Mickoski thotë se thelbi i vetos së Bullgarisë nuk janë ndryshimet kushtetuese, por asimilimi i plotë i identitetit maqedonas

Gazetar: Mihajllo Donev
Duke komentuar rezolutën e miratuar në parlamentin e Bullgarisë, kryeministri Mickoski thotë se shqetësuese është përpjekja e eurodeputetit nga partia në pushtet GERB për të futur në Raport një amendament që do ta përcaktonte identitetin maqedonas si të tanishëm. Mickoski thotë se thelbi i vetos së Bullgarisë nuk janë ndryshimet kushtetuese, por asimilimi i plotë i identitetit maqedonas.
“Nuk janë problem disa qindra bashkëqytetarë tanë që thonë se janë pjesë e komunitetit bullgar, nuk është problemi thelbësor i Sofjes zyrtare që ata të jenë pjesë e preambulës, por qëllimi është asimilim i plotë dhe konfirmim i tezës së Zhivkovizmit, që identiteti maqedonas është ndërtuar si rezultat i një vendimi të Kominternës dhe presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Tito, në bashkëpunim me Kominternën komuniste të asaj kohe. Kjo është teza, dhe ajo tezë kurrë nuk është zhdukur. Unë i bëj thirrje politikanëve në Bruksel që me kujdes t’i dëgjojnë mesazhet që do të vijnë nga kolegët e tyre eurodeputetë dhe mesazhet që do të vijnë nga Sofja zyrtare në shekullin XXI dhe të vlerësojnë nëse ato kanë lidhje me vlerat evropiane”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të premten, Parlamenti bullgar miratoi një rezolutë të re me të cilën e përsëriti kërkesën e vjetër, Maqedonia e Veriut t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë nëse dëshiron të ndodhë ç’bllokimi në procesin e integrimit evropian. Nga ana tjetër, pushteti nuk heq dorë nga ideja për ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë, ndërsa ndërkohë po përgatitet rezolutë në Bruksel, për të cilën pushteti shpreson se, nëse miratohet, do të nënkuptojë konfirmim të identitetit dhe gjuhës maqedonase shumëshekullore./Alsat.mk