Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të udhëtojë në Koçan dhe të takojë familjarët e viktimave por edhe të lënduarve nga tragjedia në diskotekën PULSE

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të udhëtojë në Koçan dhe të takojë familjarët e viktimave por edhe të lënduarve nga tragjedia në diskotekën PULSE

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të udhëtojë në Koçan dhe të takojë familjarët e viktimave por edhe të lënduarve nga tragjedia në diskotekën PULSE. Duke komentuar refuzimin e ftesës nga familjarët për takim më 13 maj në Qeveri, Mickoski thotë se i vjen keq por nga ana tjetër mohon të ketë pasur ftesë për të udhëtuar dhe për t’i takuar në Koçan. Ditë më parë familjarët e viktimave refuzuan ftesën e Mickoskit për takim në Qeveri, duke e cilësuar si të vonuar.

“Më vjen keq që ka një vendim të tillë. Nuk kam problem që të shkoj në Koçan. Ashtu siç kam bërë deri tani, do të bëjë përsëri gjithçka që të ndihmoj aq sa mundem t’u ndihmoj. Më duhet të them për atë se paskam pasur ftesë dhe në një takim të tillë të bisedoj është gënjeshtër, nuk ka një gjë të tillë. Por ja nëse kjo është ftesë, them se do të shkoj në Koçan dhe do të bisedoj, do të organizohemi do të dakordohemi kështu që për mua nuk paraqet asnjë problem. Jam në dispozicion”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button