Kryeministri hungarez propozon të jetë ndërmjetës në kontestin Shkup-Sofje

Kryeministri hungarez propozon të jetë ndërmjetës në kontestin Shkup-Sofje

Gazetar: Miki Trajkovski

Kryeministri hungarez Viktor Orban u ofrua që Hungaria të jetë ndërmjetëse midis Shkupit dhe Sofjes në tejkalimin e mosmarrëveshjeve. Këtë e ka bërë të ditur vetë Orbani, i cili tha se Maqedonisë i është bërë padrejtësi historike që vendi ende nuk është pjesë e BE-së, por edhe që është shkëputur nga Shqipëria, e cila po fillon negociatat me BE-në.

“I thashë se ne jemi të gatshëm të përdorim presidencën e BE-së dhe të ndërmjetësojmë në këtë çështje. Se a janë palët të gatshme të pranojnë Hungarinë si ndërmjetës, kjo është punë e tyre, por ne jemi të gatshëm dhe duam të punojmë për të gjetur një zgjidhje që i përshtatet edhe Maqedonisë edhe bullgarëve”, deklaroi  Viktor Orban – Kryeministër i Hungarisë.

“Hungaria ka qenë gjithmonë mbështetëse e fortë e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe e aspiratave tona për anëtarësim të plotë. Ne ndajmë vizion të përbashkët me miqtë tanë hungarez për një Ballkan të integruar, ku të gjitha vendet e rajonit do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha Hristijan Mickoski-kryeministër.

Lidhur me fillimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Orbani tha se ky qëndrim i Brukselit është i padrejtë ndaj Maqedonisë. Mickoski nga ana tjetër u uroi sukses autoriteteve në Tiranë.

“Sipas meje, është gabim që po ju ndajnë nga një vend tjetër të cilin po e sforcojnë në mënyrë të përshpejtuar. Mendojmë se deri në fund të vitit ju duhet t’i nisni negociatat për anëtarësim në BE”, shtoi Viktor Orban – Kryeministër i Hungarisë.

“Më vjen keq që edhe një herë duhet të jemi viktimë e bilateralizmit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës. Por, do të vazhdojmë të punojmë fort dhe t’i zgjidhim problemet në shtëpi, të cilat janë të shumta dhe i uroj qeverisë shqiptare gjithë të mirat në procesin e negociatave dhe uroj që ta përfundojnë shpejt atë proces dhe të bëhen anëtare dhe ne një ditë do të mund të jemi pjesë e asaj familjeje dhe të jemi në atë tryezë. Më vjen keq që vetëm dy palë u ndanë të kënaqura me këtë vendim, pikërisht politikanët e fqinjit tonë lindor dhe opozita në vend”, u shpreh Hristijan Mickoski-kryeministër.

Sot në Ohër të dy qeveritë mbajtën takim ndërqeveritar, ndërsa Orbani e ftoi kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski që takimin e radhës të përbashkët ndërqeveritar ta mbajë në Hungari. Për kredinë hungareze prej 500 milionë eurosh, kryeministri i Hungarisë tha se nuk janë para kineze dhe se nuk mund të japin para kineze. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button