Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Kuvendit një përbërje të rikonstruktuar të Qeverisë, e cila nëse votohet, do të përfshijë partitë e Frontit Demokratik prorus dhe Partinë Boshnjake.

Duke iu adresuar deputetëve, Spajiq tha se Mal i Zi sot është më i bashkuar se kurrë.

“Kjo qeveri është garantuese e stabilitetit dhe pjekurisë. Ne jemi tregues se si serbët dhe shqiptarët, serbët dhe boshnjakët mund të jetojnë dhe punojnë së bashku”, tha Spajiq.

Me propozim të tij, DF-ja do t’i merrte dy poste zëvendëskryeministrash dhe tre ministra. Ky është riformatizimi i parë i Qeverisë së Spajiqit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit të kaluar. Politika e këtyre partive është në kundërshtim me politikën zyrtare të Malit të Zi, i cili është vend kandidat për anëtarësim në BE.

Këto parti mbështesin heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundërshtare të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, mbështesin kriminelët e dënuar të luftës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, etj.

Përveçse mbështesin presidentin rus, Vladimir Putin, udhëheqësit e këtyre partive kanë marrëdhënie të ngushta politike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

LEXO EDHE:

Back to top button