Kryeministri izraelit sërish në gjykatë, akuzohet për korrupsion

Gjykata Qendrore e Izraelit në Kudsin Lindor të pushtuar sot rinisi gjyqin ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu me akuzat për korrupsion. Gjykata do të dëgjojë dëshmitarët në tre raste, ku Netanyahu përballet me akuza për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të besimit.

Dhjetëra mbështetës të Netanyahut u mblodhën përpara gjykatës ndërsa fillonte seanca. Seanca e parë gjyqësore e Netanyahut u mbajt më 24 maj 2020 dhe më pas rifilloi më 8 shkurt të këtij viti.

Sipas të përditshmes izraelite “The Jerusalem Post”, prokurorja Liat Ben Ari tha në deklaratën e saj hapëse gjatë seancës se Netanyahu “abuzoi me pushtetin e tij për të dhënë përfitime të paligjshme në koordinim me mediat qendrore për të çuar përpara interesat e tij personale”.

Ligji izraelit nuk kërkon që Netanyahu të heqë dorë nga posti i tij nëse nuk shpallet fajtor nga Gjykata e Lartë e Izraelit, një proces që mund të zgjasë me muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button