Kryeministri izraelit vizitë në Egjipt, e para në 10 vjet

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi priti sot kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennett, i pari kryeministër izraelit që viziton Egjiptin pas më shumë se 10 vjetësh, me çështjen e sigurisë dhe konfliktin izraelito-palestinez në axhendë.

“Ata iu referuan përpjekjeve për të rifilluar procesin e paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve, që kanë ngecur që nga viti 2014”, tha zëdhënësi presidencial, Bassam Radi.

Vendi më i populluar arab, por edhe i pari që ka nënshkruar paqen me Izraelin në 1979, Egjipti ka ndërmjetësuar gjithmonë për t’u dhënë fund cikleve të dhunës midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze të Hamas-it, në pushtet në Gaza, si edhe të përpiqet të pajtojë Hamas-in me Autoritetin Palestinez të Mahmoud Abbas.

LEXO EDHE:

Back to top button