Kryeministri japonez ka ngrënë peshk nga Fukushima
Kryeministri japonez ka ngrënë peshk nga Fukushima

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka ngrënë peshkun “shumë të shijshëm” nga Fukushima, siç edhe mund të shihet në pamjet e transmetuara nga qeveria japoneze.
Kishida në fakt ka konsumuar ushqimin e quajtur sashimi, një specialitet japonez që bëhet nga peshku i freskët, transmeton Telegrafi.
Videoja pasoi pasi që Japonia së fundmi ka filluar me lëshimin e ujit të pastruar, nga mbetjet radioaktive nga centrali i shkatërruar bërthamor Fukushima në Oqeanin Paqësor.
Agjencia për Energji Bërthamore e Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se lëshimi i ujit do të ketë “ndikikim të pashmangshëm” tek njerëzit dhe në ambient.
Megjithatë, Kina që është importuesi kryesor i peshkut nga Japonia, njoftoi të enjten se po vendos një ndalim të plotë të prodhimeve të detit nga Japonia.
🔴 O primeiro-ministro japonês, Fumio Kishida, e alguns ministros comeram peixe e frutos do mar da província de Fukushima para provar que é “seguro” após a liberação no oceano de parte das águas residuais da usina nuclear destruída.pic.twitter.com/D8KadzSgPe
— Mundo News (@Mundo__News) August 30, 2023
福島産の食材、日本の食事は美味しい!#食べて応援 #STOP風評被害 https://t.co/SHqBLIAamX
— 岸田文雄 (@kishida230) August 30, 2023